Ndërlidhjet

logo-print

Shumica e gjermanëve janë të pakënaqur me euron



Më shumë se gjysma e gjermanëve, 51 %, janë të pakënaqur me euron, është rezultati i hulumtimit më të ri, shkruan gazeta "Bild".

Sipas anketës instituti gjerman Yougov e ka kryer në periudhën 20-22 dhjetor, 44 përqind e të anketuarve kanë thënë se nuk janë të kënaqur me valutën e përbashkët evropiane.

Në anketë thuhet se 49 përqind e gjermanëve e favorizojnë kthimin e markës, ndërsa 41 përqind janë kundër monedhës së vjetër.

Në qershor, 2010, më shumë se 50 përqind e gjermanëve ishin deklaruar për kthimin e markës.
XS
SM
MD
LG