Ndërlidhjet

Iran: Familjarët nuk lejohen të shohin gazetarët gjermanë



Familjarët e dy gazetarëve gjermanë të arrestuar në Iran nuk janë lejuar t'i shohin gazetarët përkundër asaj që ambasada e Gjermanisë e cilësoi si "premtime të përsëritura nga ana e Iranit".

Dy gazetarët, të cilët kishin hyrë në Iran me viza turistike, mbahen në burg që nga tetori pasi u arrestuan në Tabriz derisa e intervistonin djalin dhe avokatin e Sakine Mohamed Ashtianit, e cila është dënuar me vdekje për shkak të tradhëtisë bashkëshortore.

Emrat e gazetarëve nuk janë bërë publike.
XS
SM
MD
LG