Ndërlidhjet

Seul: Presidenti Li thotë se nuk i frikësohet luftës me K. Veriore


Presidenti i Koresë Jugore, Li Mjung-bak, ka shprehur vendosmëri që vendi i tij të hakmerret kundër Koresë Veriore, nëse provokohet përsëri.

Ai me këtë rast, tha se nuk frikësohet nga lufta me veriun Komunist.

Në fjalimijn e tij të rregullt në radio, zoti Li tha se ushtria e Koresë Jugore “duhet të përgjigjet në mënyrë të pamëshirshme” ndaj çfarëdo sulmi të ri të Koresë Veriore.

Tensionet ndërmjet dy Koreve janë rritur prej muajit të kaluar, kur Pheniani e bombardoi një ishull jugkorean, duke vrarë katër vetë.

Të dy shtetet e akuzojnë njëri–tjetrin se ka provokuar i pari.
XS
SM
MD
LG