Ndërlidhjet

Izrael: Lieberman e refuzoi kërkesën e Turqisë për kërkim falje


Ministri i jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman, e ka refuzuar kërkesën e Turqisë për kërkim falje, për shkak të ndërhyrjes në flotën e anijeve për në Rripin e Gazës, në muajin maj, me ç’rast ishin vrarë tetë shtetas të Turqisë dhe një turko-amerikan.

Ky incident i kishte keqësuar raportet e Izraelit me Turqinë.

Turqia dëshiron që Izraeli të kërkoj falje për aksionin e ndërmarrë, në mënyrë që të ripërtrihen lidhjet miqësore.

Por, ministri i jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman, thotë se Turqia duhet të kërkoj falje për “mbështetje të terrorit”.
XS
SM
MD
LG