Ndërlidhjet

Romë: Pako bombë në ambasadën greke


Një pako bombë është pranuar në ambasadën greke në Romë, por është çmontuar me kujdes nga policia.

Edhe misionet tjera të huaja, përfshirë atë të Venezuelës, ambasadën daneze dhe të Monakos në Romë kanë pranuar sot pako të dyshimta të cilat po ekzaminohen nga autoritetet.

Gjetjet vijnë pasi që javën e kaluar shpërthyen bomba në ambasadat e Zvicrës dhe të Kilit në Romë.

Dy persona janë lënduar në shpërthimet.

Një grup italian anarkist ka marrë përgjegjësinë për sulmet.
XS
SM
MD
LG