Ndërlidhjet

Rasti Budva: Maroviq mund të merret në pyetje


Prokuroria speciale e Malit të Zi mund të marrë në pyetje edhe zëvendëskryeministrin në largim të Malit të Zi, Svetozar Maroviqin, në kuadër të hetimeve për dyshimet se 10 zyrtarë të komunës së Budvës janë të përfshirë në afera të paligjshme në lidhje me ndërtimin e kompleksit Zavala në Budvë.

Svetozar Maroviq mund të dëgjohet në këtë javë, shkruan gazeta e Podgoricës Dan, por nuk saktëson burimin e informimit.

Sipas Danit, Svetozar Maroviq, do të dëgjohet mbi punësimet në ndërmarrjen Montinvest, në të cilën ka qenë bashkëpronar së bashku me Dragan Sekuliqin, njërin nga zyrtarët e arrestuar të Budvës.
XS
SM
MD
LG