Ndërlidhjet

Rikonfigurohet qeveria kroate


Kryeministrja kroate Jadranka Kosor ka thënë se do të rikonfigurojë qeverinë e saj të qendrës së djathtë, para zgjedhjeve që pritet të mbahen në fund të 2011-ës.

“Ideja kryesore është që të forcohet ekipi ynë, i cili bartë barrën më të rëndë, zbatimin e rimëkëmbjes ekonomike dhe të përfundojë bisedimet për anëtarësim me BE-në”, ka thënë Kosor.

Ajo ka thënë se do të zëvendësojë katër ministrat nga kabineti që trashëgoi nga ish kryeministri Ivo Sanader, i cili dha dorëheqje të papritur në korrik të 2009 dhe tani po hetohet për korrupsion në Austri dhe Kroaci.
XS
SM
MD
LG