Ndërlidhjet

Sanaderit i zgjatet paraburgimi në Austri për një muaj


Ish kryeministri kroat Ivo Sanader, i cili po mbahet në paraburgim që nga 10 dhjetori në Salzburg të Austrisë, ka sqaruar se nuk dëshiron të ekstradohet në Kroaci, ku po kërkohet për aferë korruptive.

Për këtë arsye, gjykata austriake ka sjellë vendim, që Sanadarit t’i zgjatet paraburgimi edhe për një
muaj, për shkak të mundësisë së ikjes.

Avokatët e Sanaderit nuk e kanë parë ende dokumentacionin e Kroacisë, kështu që e kanë këshilluar klientin e tyre që të mos pranojë ekstradimin.

Hetimi kundër Sanaderit në Kroaci ka nisur më 9 dhjetor, ndërsa ai, duke e shfrytëzuar imunitetin e deputetit, para se t’i hiqej, e ka lëshuar vendin.
XS
SM
MD
LG