Ndërlidhjet

Lituania kritikon Francën


Minstrja e mbrojtjes i Lituanisë e ka quajtur vendimin e Francës që t’i shesë Rusisë luftanije “një gabim të madh”.

Rasa Jukneviciene ka kritikuar marrëveshjen multimilionë dollarëshe që të shesë të paktën dy luftanije franceze Mistral, një vendi, që sic e ka quajtur ministrja lituaneze, “nivelin e demokracisë nuk e ka të atillë, që të na bëjë të ndjehemi të sigurt”.

Marrëveshja e 24 dhjetorit u arrit me gjithë kundërshtitë nga ish shtete sovjetike baltike dhe anëtaret tjera të NATO-s.
XS
SM
MD
LG