Ndërlidhjet

Gjermani: Hetohet helmimi i mundshëm i disidentëve rusë


Zyra e prokurorit publik të Gjermanisë ka konfirmuar se po heton helmimin e mundshëm të dy disidentëve rusë që jetojnë në Berlin.

Revista e përjavshme gjermane “Fokus” ka raportuar se mjekët kanë detektuar një nivel jashtëzakonisht të lartë të merkurit në gjak te Viktor Kalashnikov, një ish kolonel sovjetik i KGB-së dhe te gruaja e tij, Marina.

Që të dy kanë pasur probleme shëndetësore, të cilat kanë bërë që të kërkojnë ndihmën mjekësore.

Ata kanë punuar si gazetarë të lirë në ekzil që nga fundi i vitit 1990, duke publikuar artikuj me kritika të ashpra ndaj Kremlinit.
XS
SM
MD
LG