Ndërlidhjet

Westerwelle: Vendimi për Khodorovskin- hap prapa


Ministri i jashtëm Guido Westerwelle tha se është shumë i shqetësuar për dënimin e dytë për korrupsion të tajkonit rus Mikhail Khodorkovski.

Ai e quajti vendimin, një "hap prapa" për shtetin rus.

Mikail Khodorkovski dhe partneri i tij në biznes, Platon Lebedev, janë gjetur fajtorë për vjedhjen e miliarda dollarëve nga kompania e tyre që merrej me industrinë e naftës dhe gazit.

Kjo është hera e dytë që gjykata moskovite e nxjerr fajtor Khodorkovskin.

Ende nuk dihet dënimi, pasi ai bëhet publik vetëm pas leximit të plotë të vendimit - çfarë mund të marrë disa ditë.
XS
SM
MD
LG