Ndërlidhjet

Klinton kritikon ashpër Rusinë


Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton ka kritikuar ashpër dënimin e sotëm në procesin e dytë gjyqësor të shefit të kompanisë së naftës Mikhail Khodorkovski dhe të partnerit të tij, Platon Lebedev, duke thënë se raste sikur kjo “kanë një ndikim negativ në reputacionin e Rusisë në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare dhe përmirësimin e klimës së saj të investimeve”.

Përmes një deklarate, Klinton ka kërkuar nga presidenti Dimitri Medvedev që të zhvillojë një klimë ku respektohet “pavarësia e proceseve gjyqësore”.

Edhe Amnesty International ka kritikuar vendimin rus për të dënuar për së dyti tajkonin Mikhail Khodorsovskin.
XS
SM
MD
LG