Ndërlidhjet

Kazakistani pro zgjatjes së regjimit Nazarbajev


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kazakistanit i ka dhënë mbështetje përkrahësve të presidentit Nursultan Nazarbajevit pë t’i vazhduar mandatin atij deri në vitin 2020.

Gjatë këtij muaji, një grup i mbështetësve të Nazarbajevit kërkuan leje nga komisioni zgjedhor që të fillojnë mbledhjen e nënshkrimeve për një referendum kombëtar në lidhje me këtë çështje.

Gjatë një sesioni parlamentar, kryesuesit e të dy dhomave të parlamentit, ndihmuan formimin e një grupi nismëtar që do të çojë përpara referendumin.

Por, një ligjvënës opozitar tha se një hap i tillë do të shkelë të drejtat kushtetuese të qytetarëve.

Mandati aktual i Nazarbajevit pritet të skadojë më 2012, por ai tashmë ka zgjatur mandatin përmes një referendumi në vitin 1995.
XS
SM
MD
LG