Ndërlidhjet

Serbi: Shpërthim në depon e armëve


Një seri shpërthimesh kanë dëmtuar rëndë një depo të municioneve në qytetin qendror të Çaçakut të Serbisë, por besohet se nuk ka dëme në njerëz, kanë thënë zyrtar qeveritarë.

Depoja është pjesë e fabrikës “Slloboda” e cila prodhon aparte shtëpiake, por po ashtu edhe municion ushtarak dhe mjete tjera shpërthyese.

Kreu i Departamentit të Emergjencave të Ministrisë së Brendshme, Predrag Mariq tha se shpërthimi i parë ka ndodhur në orën 16 e 45 për t’u pasuar me shpërthime tjera.

Fabrika “Slloboda” është dëmtuar rëndë nga sulmet e NATO-s në vitin 1999. Industria e armëve e Serbisë, është rimëkëmbur në vitet e fundit dhe po eksportohen armë në shtetet aziatike, por edhe në Perëndim, përfshirë këtu dhe disa vende të NATO-s.

Një shpërthim i njëjtë pat mbytur 3 punëtorë në vitin 2003, ndërsa në incidente të njëjta gjatë këtij vitit qenë lënduar dy persona.
XS
SM
MD
LG