Ndërlidhjet

Rusia kërkon nga Bjellorusia lirimin e rusëve


Rusia i kërkoi të hënën Bjellorusisë që menjëherë të lirojë qytetarët e saj të arrestuar pas trazirave që pasuan rizgjedhjen president të Aleksandër Lukashenkos.

“Pala ruse insiston në lirimin urgjent të disa qytetarëve rusë të arrestuar më 19 dhjetor në Minsk”, tha në një deklaratë ministria e jashtme ruse.

Vonesa në gjetjen e një zgjidhjeje do të ndikojë negativisht në atmosferën e përgjithshme të lidhjeve ruso-bjelloruse”, thuhet në deklaratë.

Ambasada ruse në Minsk ka thënë se 11 shtetas rusë po mbahen në paraburgim.

Bjellorusia arrestoi më shumë se 600 persona pasi një masë e madhe qytetarësh u mblodhën në qendër të Misnkut për të kundërshtuar zgjedhjet presidenciale, për të cilat u tha se nuk i përmbushën normat demokratike.
XS
SM
MD
LG