Ndërlidhjet

Romë: Alarm për bombë edhe në ambasadën shqiptare


Alarmi për bombë në Itali ka përfshirë edhe ambasadën shqiptare që ndodhet në Romë.
Mediat shqiptare, duke cituar ato italiane, kanë bërë të ditur se në selinë diplomatike shqiptare është gjetur një pako e dyshimtë.

Sipas burimeve, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur specialistët e eksplozivit, të cilët kanë analizuar pakon dhe pasi e kanë hapur kanë gjetur në të vetëm një kalendar.

Alarmi është tërhequr, por autoritetet policore italiane po hetojnë për identifikimin e autorëve që kanë dërguar pakon.

Gjatë ditës së sotme një varg alarmesh kanë ardhur nga ambasadat e Venezuelës, Danimarkës, Principatës së Monakos dhe Finlandës, por që kanë rezultuar të rremë.

I vërtetë ka rezultuar vetëm ai në ambasadën greke, ku është gjetur një pako bombë, të cilën, specialistët e kanë çaktivizuar.
XS
SM
MD
LG