Ndërlidhjet

Moskë: Kaos në aeroportin Domodedevo


Situatë kaotike raportohet në aeroportin Domodedevo të Moskës, ku vonesat e shkaktuara nga reshjet e dendura të borës dhe shiu i akullt kanë bllokuar pasagjerët në terminale.

Interfax raporton se disa udhëtarë janë bllokuar në aeroport që nga java e kaluar ndërsa fluturimet janë anuluar si pasojë e motit të keq.

Raportohet se ka aq shumë njerëz në areroport, sa që edhe udhëtarët, aeroplanët e të cilëve fluturuan sot, nuk arritën dot të futeshin në aeroplan, për shkak të turmës.

Po ashtu raportohet se energjia elektrike në Domodedevo, e cila ishte shkyçur për gjysmë dite, ende nuk është kthyer tërësisht.

Interfax citon administratën e Domodedevos të ketë thënë se nuk ka probleme të mëdha në aeroport, ndërsa regjistrimi dhe kontrolli i pasaportave po punon normalisht.
XS
SM
MD
LG