Ndërlidhjet

Netanjahu: Jo falje Turqisë



Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka përjashtuar mundësinë që vendi i tij t'i kërkoj falje Turqisë lidhur me vdekjen e nëntë shtetasve turqë në muajin maj. Incidenti, ku humbën jetën personat në fjalë, ndodhi gjatë bastisjes së një anije me ndihma nga ana e forcave izrealite. Anija ishte destinuar për në Rripin e Gazës.

Netanjahu gjatë një interviste nënvizoi se Izraeli është i gatshëm të shprehë keqardhjen për humbjen e jetëve, por ushtarët e vendit të tij vepruan në përshtatje me situatat.

Turqia dhe Izraeli para incidentit të majit të këtij viti kanë pasur raporte të ngushta në të gjitha fushat, përfshi dhe atë ushtarake. Të dërguarit e të dyja vendeve po përpiqen të përmirësojnë dëmin e shkaktuar në marrëdhëniet dypalëshe.
XS
SM
MD
LG