Ndërlidhjet

Knopf konfirmon botimin e autobiografisë së Asanzh



Botuesi amerikan Alfred Knopf ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me themeluesin e WikiLeaks-it për botimin e autobiografisë së Xhulian Asanzh. Libri do të fokusohet edhe në aktivitetin e WikiLeaks-it.

Ditë më parë Asanzhe i deklaroi gazetës "Sunday Times" se kishte rëndë dakord për të publikuar jetën e tij në shkëmbim të një kontrate prej 1.3 milionë dollarësh. Asanzh kishte pohuar se kjo shumë do t'i mundësonte mbrojtjen përballë akuzave suedeze për krime seksuale.

Asanzh dhe WikiLeaks-i kanë shkaktuar zemërimin e administratës amerikane pas publikimit të mijëra dokumentave të klasifikuara të diplomacisë së Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG