Ndërlidhjet

Çitaku bën përmbledhjen e diplomacisë për 2010-ën



Ushtruesja e detyrës së ministres së Jashtme të Kosovës, Vlora Çitaku, paraditen e sotme do të zhvillojë një konferencë për media, ku do të fokusohet tek të arriturat e dikasterit që përfaqëson gjatë vitit 2010.

Çitaku po ushtron detyrën e ministres që nga largimi i ish ministrit të jashtëm, Skënder Hyseni, si pasojë e tërheqjes së LDK-së nga qeverisja.

Shoqëria civile ka drejtuar mjaft kritika ndaj diplomacisë kosovare për punën gjatë vitit 2010, në veçanti për atë që ata e quajnë si ngecje të procesit të njohjeve.
XS
SM
MD
LG