Ndërlidhjet

logo-print

Kuvendi hedh poshtë propozimin e PS-së



Propozimi i Partisë Socialiste për të hetuar zgjedhjet e 28 qershorit 2009 është hedhur poshtë me shumicë votash nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në Kuvend 63 deputetë votuan kundër, 56 për dhe një abstenoi lidhur me propozimin socialist për ngritjen e komisionit hetimor.

Diskutimi dhe votimi i propozimit, që zgjati deri në mesnatë, e lë Shqipërinë sërish në krizë politike. Opozita socilaiste kërkon hetimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit, kërkesë që nuk kundërshtohet as nga Partia Demokratike në pushtet. Mosmarrëveshjet lidhen me detajet e hetimit.

Kryeministri Berisha tha se kërkesës së opozitës i mungonin faktet dhe provat, siç e kërkon një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Socialistët kanë hequr dorë nga kërkesa e tyre e mëhershme për hetimin e fletëve të votimit.
XS
SM
MD
LG