Ndërlidhjet

Vazhdon leximi i vendimit për Khodorkovskin



Gjykata në Moskë vazhdon të dëgjojë për të dytën ditë me rradhë verdiktin për ish pronarin e Yukos-it, Mikhail Khodorkovski. Vendimi për fajësinë e Khodorkovskit është i gjatë 250 faqe dhe gjithë materiali do të lexohet përpara shqiptimit të dënimit.

Personi që dikur ishte më i pasuri i Rusisë është gjetur fajtor për keqpërdorime financiare dhe vjedhje prej miliona dollarësh.

Mbështetësit e Khodorkovskit vlerësojnë se autoritetet po zhvillojnë një gjykim politik që synon mbajtjen në burg, të atij që është një nga kritikët më të ashpër të Putinit.

Kritika për vendimin e drejtësisë ruse kanë ardhur dhe nga Shtetet e Bashkuara e Gjermania. Uashingtoni e Berlini kanë theksuar ndikimin e poliitkës gjatë gjykimit.
XS
SM
MD
LG