Ndërlidhjet

Spanja, Rusia dëbojnë diplomatët e njëra-tjetrës


Ministria e Jashtme spanjolle tha se Spanja dhe Rusia i kanë dëbuar njëra-tjetrës diplomatët në një lëvizje ‘hakmarrëse’.

Ministria tha se dy diplomatë rusë janë dëbuar një muaj më parë për “aktivitete të papërputhshme me statusin e tyre”- një frazë që zakonisht nënkupton përfshirje në aktivitete spiunazhi.

Thuhet se Rsuia ka reaguar në të njëjtën kartë duke dëbuar dy diplomatë spanjollë.

Ministria tha se të dy qeveritë e konsiderojnë të zgjidhur incidentin dhe se vizita e planifikuar në Moskë më 17 janar e ministres së jashtme spanjolle Trinidad Jimenez do të zhvillohet.
XS
SM
MD
LG