Ndërlidhjet

logo-print

Kroaci: Një person vdes nga "gripi i derrit"


Një person 60 vjeçar ka vdekur, ndërsa një 18 vjeç është shtruar në spital për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga i ashtuquajturi gripi i derrit në Kroaci.

Në këtë shtet 50 persona janë infektuar me këtë grip, ndërsa shumica e të prekurve janë në Zagreb.

“Pritet që këtyre ditëve në Kroaci të depërtojnë edhe lloje tjera të virusit A, ndërsa H1N1, përkatësisht, virusi që bart gripin e derrit aktualisht po dominon në tërë Evropën", ka thënë Bernard Kajiq, shef i Departamentit të Vaksinimit në Entin e Shëndetit Publik në Kroaci.

Kajiq ka thënë se në rastin e viktimës 60 vjeçare, nuk mund të thuhet se virusi ka shkaktuar vdekjen, por ka qenë shkaktari kryesor.
XS
SM
MD
LG