Ndërlidhjet

Mali i Zi: Arrestohet një serb lidhur me masakrën e Qyshkut


Prokuroria për krime lufte ka njoftuar se në Malin e Zi është arrestuar Milojko Nikoliq, i dyshuar për pjesëmarrje në krime të luftës në fshatin Qyshk të Pejës, në vitin 1999.

Nikoliq është i dyshuar se si pjesëmarrës i formacionit “Shakali”, më 14 maj të vitit 1999, ka marrë pjesë në vrasjen e 44 shqiptarëve në fshatin Qyshk.

Më 20 dhjetor ka filluar në Beograd gjykimi i nëntë pjesëtarëve të njësitit të quajtur “Shakali”, për krimet në fshatin Qyshk, ndërsa janë lëshuar fletarreste të Interpolit edhe për 17 të dyshuar që gjenden në arrati.
XS
SM
MD
LG