Ndërlidhjet

Serbët e veriut kërkojnë ndalimin e bisedimeve


Anëtarët e të ashtuquajturit Kuvend i komunave dhe bashkësive serbe të Kosovës kanë deklaruar se Beogradi duhet të ndalojë bisedimet me Prishtinën, pasi siç kanë thënë, "pas raportit të Dik Martit është e kotë të flitet me kryeministrin në dorëheqje Hashim Thaçin".

Në seancën e strukturës paralele serbe, anëtarët kanë kërkuar nga organet e drejtësisë së Serbisë të hetojnë pretendimet për trafikim të organeve të bëra në raportin e Dik Martit, pasi sipas tyre, EULEX-i nuk është i aftë ta bëjë këtë.
XS
SM
MD
LG