Ndërlidhjet

OKB: 20 mijë persona ikin nga Bregu i Fildishtë


Agjencia e OKB-së për refugjatët tha se afër 20 mijë njerëz kanë ikur në Liberi nga Bregu i Fildishtë nga frika se ngërçi politik që pasoi zgjedhjet e kontestuara presidenciale mund të çojë në luftë civile.

UNHCR tha se shumica e refugjatëve janë gra dhe fëmijë.

Agjencia i përshkruan ata si një përzierje e mbështetësve të dy kandidatëve që pretendojnë se i kanë fituar zgjedhjet- presidenti në detyrë Laurent Gbagbo dhe Alassane Ouattara, i cili u njoh ndërkombëtarisht si fitues legjitim.
XS
SM
MD
LG