Ndërlidhjet

Rama: Krizën politike e thelloi Berisha


Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar ndaj seancës së djeshme parlamentare, ku u rrëzua kërkesa e opozitës për hetimin e zgjedhjeve, duke akuzuar direkt kryeministrin Berisha se nuk ka dashur arritjen e një kompromisi.

“Berisha dje shpifi pafund dhe thelloi krizën politike. Berisha refuzoi cdo kompromis. Në seancë pamë se si u mor peng Parlamenti dhe si u ofendua opozita”, ka deklaruar Rama në një konferencë për gazetarë.

Sipas tij, situata në vend ka degraduar për shkak të korrupsionit masiv që ka si autor qeverinë, sipas tij, të votave të vjedhura.

Propozimi i Partisë Socialiste për të hetuar zgjedhjet e 28 qershorit 2009 është hedhur poshtë me shumicë votash nga Kuvendi i Shqipërisë një natë më parë.

Në Kuvend 63 deputetë votuan kundër, 56 për dhe një abstenoi lidhur me propozimin socialist për ngritjen e komisionit hetimor.
XS
SM
MD
LG