Ndërlidhjet

Meta: Shqipëria në fushatë për çmontimin e raportit të Martit


Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta tha se raporti i eurodeputetit Dik Marti është një frymëzim antishqiptar i atyre që asnjëherë nuk janë pajtuar me integrimet e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Absolutisht, raporti i Dick Martit është një frymëzim jo vetëm antishqiptar, por anti-perëndimor dhe Shqipëria ka nisur një fushatë ndërkombëtare jo vetëm për çmontimin e një raporti pa baza dhe pa fakte, por edhe për të izoluar faktorë të tillë destruktivë, të cilët nuk duan t’i shërbejnë stabilitetit në rajonin e Ballkanit”, tha Meta.

Ai këto komente i bëri në Gjakovë, pas një takimi që pati me kryetarin e kësaj komune Pal Lekajn.
XS
SM
MD
LG