Ndërlidhjet

logo-print

Topi bën thirrje pë bashkëpunim ndërpartiak


Presidenti Bamir Topi ritheksoi apelin e tij për nevojën e bashkëpunimit mes klasës politike shqiptare.

Duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me mungesën e konsensusit mes partive politike për zgjidhjen e ngërçit, presidenti bëri apel për më pak tension dhe theksoi se pavarësisht kundërshtive që janë normale midis pozitës dhe opozitës, politika duhet të jetë më produktive.

“Nuk është e thënë që pozita dhe opozita të mirëkuptohen, sepse vetë termi ‘pozitë dhe opozitë’ nënkupton një lloj kontradiksioni brenda të gjitha parametrave demokratikë, por duke bërë atë që duhet të bëjmë për Shqipërinë, për njerëzit. Sikurse thashë, më pak tension, më shumë argument dhe më shumë produkt!”, u shpreh presidenti Topi.
XS
SM
MD
LG