Ndërlidhjet

SHBA: E pamundur të kontrollohet kufiri afgano-pakistanez


Një komandant amerikan tha se nuk ka mënyrë praktike për të bllokuar kufirin afgano-pakistanez, dhe kështu të pengohet kalimi i luftëtarëve talibanë.

Koloneli i armatës, Viet Luong, që mbikëqyr forcat amerikane në lindje të Afganistanit, tha se "sigurimi i kufijve në kuptimin tradicional, kërkon burime tepër të mëdha”.

Ai tha se po ashtu kërkohet një bashkëpunim tepër më i madh në mes të fiseve brenda Pakistanit, që shpesh i ofrojnë luftëtarëve talibanë një kalim të sigurt.

Megjithatë, Luong tha se trupat e tij po përpiqen të kontrollojnë kufirin.
XS
SM
MD
LG