Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Ish-senatori dënohet me burg të përjetshëm


Një gjykatë ruse ka dënuar një ish senator me burgim të përjetshëm për urdhërimin e vrasjeve të shumëfishta dhe për financimin e një grupi kriminal.

Gjykata e Qytetit të Moskës, tha se Igor Izmestjev, një ish senator dhe tregtar i naftës nga rajoni qendror Bashkiria i i Rusisë tha se ai ka financuar një bandë e cila ka vrarë 14 njerëz mes vitit 1992 dhe 2004.

Gjykatësja Jelena Guçenkova tha se banda kishte bërë përpjekje për të vrarë të birin e presidentit të rajonit, Ural Rakhimov.

Izmestiev e ka sfiduar presidentin në zgjedhjet e 2003-ës.

Gjykata i ka dënuar edhe katër pjesëtarë të bandës me nga 23 vjet burg.
XS
SM
MD
LG