Ndërlidhjet

Rusi: Nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak – 11 të vdekur


Raportohet se nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak transportues rus, të tipit Antonov, në rajonin Tula, në jug të Moskës, kanë vdekur së paku 11 anëtarë të ekuipazhit.

Agjencitë ruse të lajmeve, duke u mbështetur në ministrinë e mbrojtjes, raportojnë se aeroplani po fluturonte nga qyteti Voronezh për në Tver, kur u zhduk nga radarët, mbrëmë rreth orës 21:30, sipas kohës së Moskës.

Zyrtarët kanë thënë se të 11 anëtarët e ekuipazhit e kanë humbur jetën.

Nuk janë dhënë shkaqet eventuale të përplasjes.

Aeroplani gjigant An-22 përdoret për transportimin e trupave dhe të pajisjeve të rënda ushtarake, siç janë makinat e blinduara.
XS
SM
MD
LG