Ndërlidhjet

Venezuelë: Çavezi kundër emërimit të ambasadorit të ri amerikan


Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, i ka sfiduar Shtetet e Bashkuara, që kanë thënë se do t’i ndërprejnë marrëdhëniet diplomatike me Venezuelën, për shkak të refuzimit të Çavezit, që ta pranoj ambasadorin e ri të emëruar nga administrata e presidentit amerikan, Barak Obama.

Zoti Çavez mbrëmë ka përsëritur se ai nuk do ta lejoj diplomatin amerikan, Lari Palmer, që të jetë ambasador në Venezuelë.

Me këtë rast ai i ka sfiduar Shtetet e Bashkuara, që ta dëbojnë ambasadorin e Venezuelës në Uashington dhe t’i ndërprejnë marrëdhëniet diplomatike me qeverinë e tij, në shenjë të hakmarrjes ndaj vendimit për mospranimin e ambasadorit të ri Palmer.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se e mbështesin nominimin e diplomatit Palmer, i cili ende pret konfirmimin në Senat.

Lari Palmer e kishte zemëruar presidentin Çavez, duke sugjeruar, gjatë procesit të konfirmimit të tij, se morali në ushtrinë e Venezuelës ishte në nivel të ulët dhe se ai kishte shqetësime se kryengritësit nga Kolumbia, kishin gjetur strehim në Venezuelë.
XS
SM
MD
LG