Ndërlidhjet

Afrika Perëndimore: Ultimatum për liderin e Bregut të Fildishtë


Liderët nga Afrika Perëndimore i kanë dhënë ultimatum liderit të Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo, që të tërhiqet ose mund të ballafaqohet me forcë të jashtme ushtarake.

Kandidati presidencial rival i tij, Allasane Ouattara, është njohur ndërkombëtarisht si fitues i zgjedhjeve presidenciale në Bregun e Fildishtë, që u zhvilluan muajin e kaluar.

Por, Gbagbo ka refuzuar ta pranoj disfatën, duke thënë se ai është viktimë e një komploti të jashtëm, të udhëhequr nga ish pushtuesi kolonial, Franca, dhe nga Shtetet e Bashkuara.

Presidentët nga Benini, Kape Verde dhe Sierra Leone, dje janë takuar në Abixhan me Gbagbon dhe, sipas zyrtarëve, i kanë thënë atij se duhet të largohet shpejt ose ballafaqohet me aksion ushtarak nga forcat e vendeve afrikane.

Ata, poashtu, janë takuar edhe me Allasane Ouattara, i cili po qëndron në një hotel në kryeqytetin Abixhan, i ruajtur nga qindra trupa paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG