Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Pesë të rinjë vdiqën nga helmimi


Në shtetin Florida të Shteteve të Bashkuara, pesë të rinjë janë gjetur të vdekur nga helmimi me oksid karboni, i shkaktuar nga automobili, të cilin ata e kishin lënë të aktivizuar afër dhomës së hotelit të tyre.

Policia tha se trupat e pajetë ishin gjetur në një dhomë të mbushur me tym në hotelin në Hialeah, afër Majamit, në Floridën Jugore, ndërsa hetuesit e kishin gjejtur makinën, që ende ishte e aktivizuar në garazhin mbi dhomë.

Policia tha se nuk është gjetur drogë, alkool ose materiale të tjera të dyshuara në lidhje me viktimat.

Ata ishin të moshës ndërmjet 16 e 19 vjeç.

Raportohet se dhoma e hotelit ishte rezervuar për ta festuar ditëlindjen e 19 të njërit prej të rinjëve.
XS
SM
MD
LG