Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Protestohet për arrestimin e shtetasve rusë në Minsk


Rusia e ka ftuar ambasadorin e Bellorusisë në Moskë, për të shprehur pakënaqësi për arrestimin e një grupi të shtetasve të saj, në trazirat pas rizgjedhjes së presidentit Aleksander Lukashenka.

Rusia ka kërkuar disa herë nga Bellorusia, që t’i liroj 11 shtetasit e arrestuar gjatë protestave të 19 dhjetorit.

Një gjykatë në kryeqytetin Minsk, ka vendosur që grupi të mbetet në arrest, derisa të vazhdojnë hetimet.

Autoritetet në Bellorusi patën arrestuar qindra njerëz, pas tubimeve masive në pjesën qendrore të Minskut, në shenjë proteste kundër zgjedhjeve presidenciale, për të cilat vëzhguesit perëndimorë kanë thënë se nuk i plotësonin normat demokratike.
XS
SM
MD
LG