Ndërlidhjet

Kinë: Kina e redukton eksportin e disa prodhimeve


Kina ka shpallur se e redukton eksportin e mineraleve të rralla tokësore, që përdoren në prodhimin e teknologjisë së lartë, siç janë telefonat mobilë, ekranet e sheshta televizive dhe makinat me emision të ulët të gazrave.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se sasia prej 14 450 tonësh, e shpallur sot nga ministria e tregtisë e Kinës, sugjeron një ulje të eksportit për afro 35% në fillim të vitit 2011, në krahasim me kuotat e periudhës së njejtë të këtij viti.

Reduktimi i Kinës në furnizime me minerale të rralla tokësore ka shkaktuar shqetësim në Shtetet e Bashkuara dhe përpjekje të ripërtrira nga kompanitë çdokund në botë për të hulumtuar xeherore të këtyre materialeve.
XS
SM
MD
LG