Ndërlidhjet

logo-print

OSBE: Qendrat e paraburgimit në Kosovë të mbipopulluara


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka vlerësuar se kushtet jetësore në qendrat e paraburgimit në Kosovë, janë në nivel të kënaqshëm, ndonëse janë disa çështje që kërkojnë shqyrtim adekuat nga institucionet përkatëse.

Mëtutje, në raportin e publikuar sot nga OSBE-ja, thuhet se mungesa e hapësirës dhe mbipopullimi në këto qendra, duhet të zgjidhen në një numër të qendrave të paraburgimit.

“Duhet bërë përpjekje për të siguruar se madhësia e qelive të jetë e përshtatshme për numrin e të burgosurve dhe të përmbushen standardet ndërkombëtare”, ka thënë Susan Heintz, drejtore e departamentit për të drejtat e njeriut dhe komunitetet në OSBE.
XS
SM
MD
LG