Ndërlidhjet

Rusi: Shkarkohen dy zyrtarë të lartë të hapësirës


Presidenti rus Dimitri Medvedev ka shkarkuar dy zyrtarë të lartë të hapësirës pasi që dështimi i lansimit të raketave, shkaktoi vonesa në vendosjen e sistemit rus të navigimit.

Kremlini tha se zëvendëskreu i agjencisë ruse të hapësirës Viktor Remishevski dhe zëvendëshefi i fabrikës shtetërore të raketave RKK Energiya, Viaçeslav Filin, janë shkarkuar pas lansimit të dështuar të 5 dhjetorit, që rezultoi me humbjen e tre satelitëve.

Dështimi ishte një kthim mbrapa i përpjekjeve të Rusisë që të paraqesë rivalin global të GPS-it amerikan.
XS
SM
MD
LG