Ndërlidhjet

Franca shënon njëvjetorin e rrëmbimit të dy gazetarëve


Franca shënon sot një vit që kur dy gazetarët francezë, reporteri Stefan Taponier dhe kamermani Herve Geskuir, ishin rrëmbyer në Afganistan së bashku me tre kolegë afganë.

Kreu i Reporterëve pa Kufij, Zhan Fransua Xhuliard, kiritikoi reagimin e qeverisë franceze ndaj krizës.

“Jemi kritikë ndaj qeverisë franceze sepse gjatë javëve të para të paraburgimit të tyre, autoritetet franceze dhe vetë Nikolas Sarkozi, si dhe zëvendësit e tij ishin shumë kritikë ndaj dy gazetarëve Hervit dhe Stefanit, duke thënë se ata rrezikuan shumë. Ne kemi përshtypjen se ata nuk ishin prioritet për autoritetet franceze për të siguruar lirimin e tyre dhe kjo është arsyeja pse sot jemi të zemëruar dhe pse janë të zemëruar edhe familjet e dy pengjeve”, tha Xhuliard.

Fotografitë e dy gazetarëve, që punojnë për televizonin

France-3, janë shfaqur ne ekran në monumentin e famshëm Harku i Triumfit në Paris.

Mbështetësit kanë ndezur qirinj në kryeqytetin francez.

Autoritetet franceze kanë punuar për të siguruar lirimin e gazetarëve që kur ata u rrëmbyen në lindje të Kabulit.

Javën e kaluar, televizioni France 3 shfaqi një video incizim të bërë nga rrëmbyesit në mesin e nëntorit, e cila iu ishte dhënë autoriteteve franceze.

Prindërit Taponierit janë shfaqur në një incizim të martën, dhe kanë thënë se dy pengjet janë dobësuar por duken në gjendje të mirë.
XS
SM
MD
LG