Ndërlidhjet

Suedia arreston një të dyshuar për krime lufte në Bosnje


Policia suedeze ka arrestuar një person të dyshuar për krime lufte në luftën e Bosnjes gjatë viteve 1992-1995.

Bosnja ka lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për një person, që mediat suedeze e përshkruajnë si një qytetar boshnjak në të 40-tat.

Ky nuk është person i parë që mbahet në paraburgim në Suedi si i dyshuar për krime lufte në ish Jugosllavi.

Suedia në vititn 2008 krijoi një njësi speciale të policisë me qëllim gjurmimin dhe hetimin e kriminelëve të dyshuar të luftës.
XS
SM
MD
LG