Ndërlidhjet

logo-print

Merr fund në Serbi monopoli rus i naftës


Qeveria serbe i ka dhënë fund monopolit të kompanisë së kontrolluar nga Rusia mbi importimin e naftës dhe ka lejuar liri mbi çmimet e benzinës.

Ministri serb i Energjisë Petar Skundriq, tha se vendimi do të hyjë në fuqi nga viti 2011.

Kompania ruse Gazprom Neft ka blerë 51% të aksioneve në kompaninë serbe NIS në vitin 2008 për t’i mbajtur deri më 2011.

Gazprom dëshiroi zgjatjen e monopolit edhe për të paktën një vit, por Serbia refuzoi, duke cituar obligimet e BE-së për reformat e tregut të lirë.
XS
SM
MD
LG