Ndërlidhjet

Putin ua ndalon pushimin e fundvitit ministrave


Kryeministri rus Vlladimir Putin ia ka ndaluar të gjithë ministrave përgjegjës për aeroportet e Moskës, që të marrin pushim për Vitin e Ri, pas kaosit në aeroporte që bllokoi mijëra udhëtarë.

“Natyrisht, situata është e vështirë dhe jo gjithçka varet nga ne, por ne nuk duhet të ankohemi. Secili duhet të punojë”, ka thënë Putin në mbledhjen e qeverisë.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi që presidenti Dimitri Medvedev kërkoi nga prokurorët që të hetojnë operimet në aeroportet Domodedovo dhe Sheremetievo të Moskës, në të cilët, nga moti i acartë dhe ndalja e energjisë elektrike, u anuluan 200 fluturime në katër ditët e fundit.
XS
SM
MD
LG