Ndërlidhjet

Vatikan: Alarm për bombë në ambasadën amerikane


Ekspertët e policisë italiane të bombave po ekzaminojnë një “pako të dyshimtë” që u gjet në Ambasadën e SHBA-së në Vatikan në Romë.

Alarmi pason shpërthimet e pakove bombë në ambasadat e Zvicrës dhe Kilit si dhe zbulimin e më pas, çaktivizimin e një mjeti të njëjtë në ambasadën greke.

Një grup italian anarkist ka marrë përsipër përgjegjësinë për shpërthimet e javës së kaluar, në të cilat u plagosën 2 persona.
XS
SM
MD
LG