Ndërlidhjet

Irak: Vritet komandanti i policisë


Policia irakiane tha se tre sulmues vetëvrasës kanë sulmuar një seli të një batalioni të policisë në Mosul, duke vrarë katër policë, përfshirë dhe komandantin.

Sulmuesi i katërt raportohet se është vrarë nga policia para se të hynte në ndërtesën kryesore.

Komandanti i vrarë iu kishte shpëtuar pesë tentim-atentateve të mëhershme.

Një grup i ndërlidhur me Al Kaidën ka marrë përgjegjësinë për sulmet, që vijnë dy ditë pasi sulmues vetëvrasës vranë 17 dhe plagosën dhjetëra persona gjatë një sulmi në një ndërtesë të qeverisë në Ramadi.
XS
SM
MD
LG