Ndërlidhjet

logo-print

Ndëshkohen kompanitë kosovare të sigurimit


Komisioni Kosovar i Konkurrencës ka ndëshkuar 10 kompani të sigurimeve me një milionë euro për shkak se me një marrëveshje të arritur mes tyre, kanë fiksuar çmimet e polisave të sigurimit.

Në një njofitm për media të Komisionit Kosovar të Konkurrencës thuhet se pas hetimeve shumë mujore, është vërtetuar se ekziston marrëveshja në mes të kompanive të sigurimit e datës 3 korrik të vitit 2009, e arritur në Gjakovë, me të cilën janë fiksuar çmimet e polisave të sigurimit dhe me këtë veprim i është pamundësuar klientit që të zgjedhë kompaninë më të favorshme.

Në njoftim thuhet se me këtë veprim është bërë kufizimi dhe çrregullimi i konkurrencës në treg që bie ndesh me nenin 3 të Ligjit për Konkurrencën.

Kompanitë që janë gjobitur janë: SIGURIA, INSIG, CROATIA SIGURIMI, SIGAL, SIGMA, DUKAGJINI (ILLYRIA), GRAWE ELSIG , KOSOVA e RE, SIGKOS dhe DARDANIA.

Të gjitha kompanitë janë dënuar me nga 100 mijë euro, që në total bëjnë 1 milionë, si dhe është shpallur e pavlefshme, e shfuqizuar dhe e pazbatueshme Marrëveshja e datës 03. 07. 2009 e arritur në Gjakovë.
XS
SM
MD
LG