Ndërlidhjet

SHBA: Vdes dhuruesi i parë i organeve në botë


Ka ndërruar jetë njeriu që konsiderohet të jetë dhuruesi i parë i organeve në botë.

Ronald Lee Herrick, 79 vjeç, ka vdekur në një spital në shtetin e Mejnit.

Para 56 vjetësh ai ia dhuroi njërën veshkë të vëllait binjak.

Transplantimi qe kryer në Boston më 23 dhjetor të vitit 1954, ndërsa vëllai, Riçardi, jetoi edhe 8 vjet tjera pas operacionit.

Kirurgu që udhëhoqi operacionin, dr Joseph Murray më vonë qe nderuar me çmimin Nobel.
XS
SM
MD
LG