Ndërlidhjet

Izraeli: Iranit i duhen tri vjet për bombën atomike


Një ministër izraelit ka thënë se programi bërthamor i Iranit është ballafaquar me “një numër sfidash dhe vështirësish teknologjike” dhe se do t’i duhen edhe tri vjet për ta krijuar bombën atomike.

Ministri izraelit për Çështje Strategjike Moshe Jalon bëri këto komente, një muaj pasi që Irani tha se centrifugat e përdorura për pasurimin e uraniumit ishin sabotuar.

Perëndimi i frikësohet qëllimeve të Iranit për ndërtimin e armëve bërthamore. Por, Irani thotë se progarmi i tij është vetëm për qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG