Ndërlidhjet

logo-print

Lukshiq edhe zyrtarisht kryeministër i Malit të Zi


Igor Lukshiqi është miratuar nga Parlamenti i Malit të Zi si kryeministër, duke zëvendësuar në këtë post Millo Gjukanoviqin, i cili dha dorëheqje javën e kaluar.

“Të gjithë ne, qeveria, parlamenti, autoritetet lokale dhe shoqëria duhet të demonstrojmë vendosmërinë dhe gatishëmrinë që të përdorim njohuritë dhe kapacitetet.. drejt integrimit evropian”, iu ka thënë Lukshiqi 34 vjeçar deputetëve.

Parlamenti miratoi edhe emërimin e disa ministrave të rinj.

Lukshiq ka thënë se prioritet do të ketë hapjen e bisedimeve për anëtarëism me BE-në. Mali i Zi nuk ka marrë ndonjë datë për këto bisedime nga BE, për shkak të brengave të BE-së për krimin e organizuar dhe korrupsionin, i cili thuhet se ka lulëzuar në këtë shtet që nga vitet e ’90-ta.

Kundërshtarët kanë drejtuar gishtin ka ish kryeministri Gjukanoviq.
XS
SM
MD
LG